Kurti bën publik propozimin pesë pikësh për shtensionimin në veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se ka një propozim për de eskalimin dhe normalizimin e gjendjes në veri.
Ndërsa ka thënë se në biseda më Borrel dhe përfaqësues të Quintit ka shprehur përkushtimin dhe angazhimin për de përshkallëzimin dhe normalizimin e situatës.
“Ditën e fillova në takim me ambasadorët e QUINTIT folëm për zhvillimet e fundit dhe i njoftova për propozimin e Qeverisë për de eskalimin për komunat në veri. Propozim që e kam ndarë me Borell. Dje në orën 12 kam pasur telefonat me Borrel në lidhje me situatën në veri pas zgjedhjeve. Sot kam pritur përfaqësues të Quintit. Me z Borel dhe Quintin kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin për depërshkallëzimin dhe normalizim”, tha Kurti..
Propozimi i Kurtit për të normalizuar gjendjen në veri:
Hapi i parë sundimi i ligjit në katër komunat veriore, të sigurohet ndjekja e të gjithë grupeve kriminale.
Grupet e dhunshme të tërhiqen mënjeherë nga territori i Kosovës.
Policia e Kosovës dhe KFOR-i do të kryjnë vlerësimet e përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
Qeveria do të koordinohet dhe do të shpall zgjedhje të reja në katër komunat veriore.
Kosova dhe Serbia të kthehen përseri në dialog, ku takimi në Bruksel, do të ndodh gjatë kësaj jave.