75 Mall Live Search
12:06 / E Diele, 28 Gusht 2022 / A. M.

Kurti bën thirrje për kursim të energjisë: Çmimi është vazhdimisht në rritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Ai në fjalimin e mbajtur ka folur në lidhje me energjinë elektrike, duke thënë se çmimi është vazhdimisht në rritje.

Kurti tha se për të dal nga kjo krizë energjetike, mënyra më e mirë është kursimi.

Ai poashtu theksoi se kanë ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë.

Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje, prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi  në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, deklaroi ai.