75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Kurti: Besimi i qytetarëve do të na përcjellë, është parë puna jonë e sinqertë dhe serioze

Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i VV-së, ka mbajtur konferencë për media me rastin e shënimit të përvjetorit të themelimit të kësaj partie.

12 qershori, siç thotë ai, kremtohet dyfish. “Së pari si dita e çlirimit dhe paqes. 23 vjet më parë në Kosovë aeroplanëve të NATO-s iu bashkangjit edhe këmbësoria e NATO-s. Por gjithashtu 6 vjet më vonë prej asaj dite e themeluam LVV dhe një 17 vjeçar i jashtëzakonshëm i rrugëtimit ka ndodhur për të gjithë ne së bashku”.

“Ky 17 vjetor për herë të dyte na gjen në qeverisje, edhe 16 vjetorin e patëm festuar në qeverisje, gati një vit e 3 muaj duke lëvizur gjërat për të mirë e përpara në republikën tonë”.

Përkundër sfidave, Kurti thotë se me dije e me plane kanë arritur të bëjnë më të mirën, raporton Indeksonline.

“Në një vit qeverisje e kemi bërë prerjen e qartë me të kaluarën e kemi dëshmuar se ka qeverisje alterantive, tjetër prej asaj që kemi pare në të kaluarën. Ka dëshmuar se mund të qeveriset mirë e dëshmohet progres në repulbikën tonë”.

“Besimi i qytetarëve do të na përcjellë edhe më tutje sepse tashmë është parë puna jonë e sinqertë dhe serioze”./Indeksonline/