75 Mall Live Search
19:06 / E Hënë, 03 Maj 2021 / kutia

Kurti bisedon me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresmenin Eliot Engel, të cilin e ka ftuar ta festojë ditëlindjen e tij të 75’të në Kosovë.

“Eliot Engel është mik i kahmotshëm i Kosovës. Ai ka përfaqësuar vendin tonë në Kongres për dekada me radhë dhe ai sot ende kujdeset për pavarësinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“E falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë të festojmë pavarësinë tonë dhe 75 vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Engel ka përfunduar mandatin e tij si drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA vitin e kaluar. Pasues i tij aktual është Gregory Meeks, të cilit ia kishte uruar mandatin Kurti nëpërmjet një letre.