75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Kurti: Çështja e të pagjeturve e bënë të pamundur përfundimin e konfliktit e pajtimin me Serbinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti në seancën ku po diskutohet për të pagjeturit ka thënë se pas 19 vite nga përfundimi i luftës gjendemi në një situatë të turpshme.

Ai ka thënë se është e turpshme për shkak se nuk është rritur trysnia te Serbia për të gjetur familjarët e zhdukur gjatë luftës, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se dikur nga Serbia vinin thasët me eshtra, por sot ka ngecur gjithçka sa i përket fatit të tyre.

Fjalimi i tij në disa pika:
Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka thënë se 19 vite pas luftës gjendemi në një situatë të turpshme.
Është e turpshme sepse pak është bërë për të rritur trysnin tek Serbia për të gjetur të pagjeturit.
Edhe lojërat e pushtetarëve të Serbisë nuk kanë treguar seriozitet për të hulumtuar rastet e të pagjeturve.
19 vjet pas luftës edhe 1600 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.
Sot në këtë seancë do dukemi të gjithë serioz, e të përkushtuar, por si të kryhet seanca do të kthehet secili në përditshmërinë e vet.
Mungon e vërteta për ta, janë të gjallë apo të vdekur, nëse janë vrarë ku janë apo trupat e tyre janë djegur.
Dikur, ktheheshim nga Serbia dhjetëra thasë të eshtrave. Dikur, sepse sot ka ngecur gjithçka sa i përket fatit të pagjeturve.
Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, po e harrojnë te kaluarën e vendit.
Të pagjeturit gjithëve na mungojnë dhe shpreh ngushëllimin e pikëllimin për ta.
Për ne këta nuk janë numra e statistika, por janë individ.
Çështja e të zhdukurve e bënë të pamundur përfundimin e konfliktit dhe pajtimit me Serbin./Indeksonline/

Temat: