Kurti darkon me të fuqishmit, Macron dhe zv/presidenten amerikane!

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se dje dhe sot po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe.
“Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff”, ka shkruar ai.

Më tej, Kurti ka shkruar se takime e biseda zhvilloi edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota.
“Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell”. /Indeksonline/















