75 Mall Live Search
13:16 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti- Daut Haradinajt: Nuk bën me ia tepru me mburrje se për vendin tënd ke luftuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer replikën Daut Haradinajt nga radhët e AAK-së.

Haradinaj më parë i tha Kurtit se ka për t’i dhënë vendit më shumë se ai dhe se është 100 herë më i zoti se Kurti, transmeton IndeksOnline.

E kryeministri i ka thënë se nuk bën me ia tepru me mburrje se për vendin e vet ka luftuar.

“Unë fare nuk e kontestoj as nuk e vë në dyshim patriotzimin e Dau Haradinajt, para luftës dhe pas luftës.

Patriot duhet të jesh tërë jetën.

Kushdo që ka luftu dhe ka rezistu, ka qenë për këtë vend e jo për një vend të huaj. Nuk bën me ia tepru me mburrje se për vendin tënd ka qenë. Po del se nuk e paske dasht fort vendin tënd e tash po don me u mburrë për këtë se ke luftu.

Logjikë mercenary është që shkon në luftë dhe paguhet. Luftëtari është ai që shkon në luftë dhe nuk paguhet.

Vetëm një përqind e luftëtarëve janë në Qeveri dhe ata që kanë luftuar janë jasht Qeverisë”, tha Kurti./IndeksOnline/