75 Mall Live Search
17:27 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / Z S

Kurti: Defender Europe rikthehet përsëri në Republikën e Kosovës – për herë të tretë!

Defender Europe rikthehet përsëri në Republikën e Kosovës – për herë të tretë!

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

”Edhe kësaj radhe, Kosova do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku marrin pjesë 25 mijë ushtarakë nga 29 vende aleate e partnere. Nga 26 maji e deri më 6 qershor, do t’i mirëpresim rreth 12 mijë ushtarakë nga 19 vende për ushtrimin e reagimit të menjëhershëm, një nga tre ushtrimet që do të zhvillohen në kuadër të Defender Europe 25”, ka shkruar Kurti.

Më tutje ai u shpreh se përveçse do të jemi nikoqir, risia është se këtë herë, në Aeroportin e Gjakovës, do të vendoset Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane.

May be an image of map and text that says 'DEFENDER LARGEST ANNUAL U.S. ARMY 26 and DEPLOYMENT IN THE EUROPEAN THEATER Army Europe 25,000 partnerser ervice U.S. Allied members NORWAY FINLAND SWEDEN 29 Allied ndpartner natians 18 host stnatiors 14 emberkacibnin shaLls GERMANY 3,000 aquipmens HUNGARY ROMANIA 5,000 U.S.- based neererandsant Iceations ULGARIA 6 RESPONSE Appreximutaly IMMEDIATE RESPONSE MAY2 S-JUNE eoous SABER GUARDIAN JUNE9-24 countries cresschalengingterrain B กนดโดอ infeddarguta. argets. curinbalts arvdmodernication For more information visit or follow #DefenderEurope'

”Përveçse do të jemi nikoqir, risia është se këtë herë, në Aeroportin e Gjakovës, do të vendoset Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, dhe nga aty, do të drejtohen të gjitha ushtrimet në rajonin e Ballkanit. Partneriteti dhe bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje dhe siguri po thellohet e zgjerohet, dhe ky moment është padyshim dëshmi e kësaj”.

Ne jemi të përkushtuar që të rrisim edhe më tej angazhimin e Kosovës në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e sigurisë në rajon e më gjerë, ka shtuar Kurti./Indeksonline/