Kurti deklarohet pas takimit me Vuçiqin, tregon çka u bisedua në prezencën edhe të Merkel e Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me presidentin serb, Alaksander Vuçiq.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, tha se në këtë takim u bisedua për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave, shkruan “Indeksonline”.
“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Tëitter.
Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.
Takimi Kurti- Vuçiq u zhvillua në prezencën edhe të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
In a mtg w/ 🇩🇪Chancellor Merkel, 🇫🇷 President @EmmanuelMacron & Serbia’s President, we spoke about the Berlin Process; free movement and recognition of diplomas.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 6, 2021
We support agreements in which all WB6 countries are treated as equals and citizens are the end-beneficiaries.