75 Mall Live Search
11:15 / E Diele, 04 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kurti deklarohet rreth aksionit të PSD-së ndaj Hekuran Muratit

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media është pyetur për rastin e aksionit me miell ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati.

Ai përmendi pikat e Pakos së Rimëkëmbjes të prezantuara dje në konferencën me Muratin, derisa tha se ata që e kanë sulmuar po e kundërshtojnë këtë pako por që këtë e bëjnë vetëm nga inati.

“Ata që e kundërshtojnë këtë pako edhe mund ta sulmojnë ministrin Murati por nuk kemi të bëjmë me kritika e reagime por vetëm me inat”, tha Kurti.