Kurti del nga QKUK-ja, vazhdon trajtimin në shtëpi
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është liruar sot nga Klinika Infektive ku ishte duke u trajtuar për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Për gjendjen e Kurtit ka folur edhe drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hamdi Ramadani.
Ai tha se gjendja e kryetarit të Vetëvendosjes është stabile dhe i është rekomanduar terapi shtëpiake e me pas edhe kontrolle mjekësore.
Mëngjesin e 26 shkurtit Kurti është shtrirë në QKUK përkatësisht në Klinikën Infektive për shkak të një infeksioni gripal.