75 Mall Live Search
18:25 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Kurti: Demarkacioni nuk është për vizat, por për falje të territorit (Video)

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në seancën për demarkacionin ka thënë se kjo seancë përcakton fatin e gjeneratave të ardhshme.

Kurti ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është prioritet për qytetarin, por prioritet i Qeverisë për qytetarët, që sipas tij këta të fundit duan barazi, mirëqenie e punësim.

Kurti tutje ka shtuar se kjo marrëveshje është mashtrim, duke aluduar në falje të territorit dhe jo për viza.

Fjalimi i Kurtit para deputetëve:

Kjo seancë përcakton fatin e gjeneratave të ardhshme se pyetja është a Ka spo nuk ka Kosova kufi. Kosova nuk ka kufi me logjikën e Mehes.
Në bazë të një studimi të KFORIT janë 200 konteste kufitare me Serbinë. Rreth 50 konteste ka ose prova private ose popullsi, ose të dyja këto.

Pra, ky nuk është demarkacion për delimitim, nuk është për ndryshim të kufirit. Komisioni i Murat Mehes ka patur shënjimin dhe mirëmbajtje, ndërsa ai i Malit të zi përcaktim të kufirit. Meha ka punuar dhe negociuar sipas kushteve të Komisionit të Malit të Zi.

Le të mos kapitulloj edhe Kuvendi, të mos kapitulloj demarkacioni. Aneksi i marrëveshjes ëështë mashtrim. LVV voton vetëm për marrëveshjen që thotë që do të korrigjohet, e jo do të mund të korrigjohet.

Të dorëzohet shteti e Kuvendit pranë Murat Mehes e më vonë të korrigjoj, është mashtrim. Sikur raporti i Bulliqit të ishte orientim, ska punë këtu Kuvendi por prokuroria.

Mu në këtë sallë kemi votuar rezolutën e Kuvendit për Demarkacionin. Kjo rezulute është shkel. Integriteti territorial varet nga ai institucional.

Liberalizimi nuk është prioritet i qytetarëve por i Qeverisë për qytetarët. Qytetarët duan barazi mirëqenie e punësim. Kjo marrëveshje nuk është për viza, por është për falje të territorit…./Indeksonline/