Kurti dhe Aliu përurojnë disa projekte në Shtime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar Komunën e Shtimes me ç’rast ka thënë se në këtë komunë janë bërë dhe po bëhen investime të vlefshme, si nga Qeveria e Kosovës, ashtu edhe nga Komuna e Shtimes.
Kurti së bashku me kryetarin e komunës, Qemajl Aliu, vizituan fshatin Vojnoc për të parë punimet e niusra për rivitalizimin e rrugës “Ibrahim Shabani”.
Bashkërisht kanë përuar edhe trasenë, e cila lidh rrugën “12 Qershori”, me “William Walker”.
“Në Shtime janë bërë e po bëhen investimeve të vlefshme, si nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ashtu edhe nga Komuna e Shtimes. Kësaj radhe, bashkë me kryetarin Qemajl Aliu, fillimisht ishim në fshatin Vojnoc për të parë punimet e nisura rishtazi për rivitalizimin e rrugës “Ibrahim Shabani” – e gjatë dy kilometra dhe e gjerë pesë metra, e cila lidh Shtimen me Ferizajn dhe Lipjanin.
Projekti ka vlerë rreth 420 mijë euro dhe financohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Pastaj përuruam trasenë, e cila e lidh rrugën “12 Qershori” me “William Walker”, në kuadër të unazës së vogël të qytetit, investim në vlerë gati gjysmë milioni euro.
Traseja është e gjatë 375 metra dhe e gjerë gjashtë metra, ka të gjithë infrastrukturën përcjellëse, si rrjedhën e kanalizimit atmosferik, ndriçimin publik dhe trotuaret në dy anët. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Përgëzime për punën që po bëhet dhe urime, pikësëpari, banorëve dhe qytetarëve të Shtimes”, shkruan Kurti.



