75 Mall Live Search
07:56 / E Hënë, 04 Mars 2024 / L K

Kurti dhe Aliu sot bashkë në terren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, do të jenë në terren.

Ata do të shohin nga afër punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ”Zgjerimi i Rrugës Nacionale  M2″,   të rrugës  Prishtinë – Mitrovicë ,  organizuar  nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë  Liburn Aliu, minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.