75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / MSH

Kurti dhe ambasadori turk flasin për projekte të përbashkëta në disa fusha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për 16-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Kurti e falënderoi Angilin për urimin, dhe në të njëjtën kohë për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës. 

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë dhe kulturës, përfshirë edhe mundësitë për të rritur bashkëpunim tregtar përmes promovimit të bizneseve të të dy vendeve.