75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti dhe Cakaj shtrëngojnë duart

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka hequr “inatet” me ish-bashkëpartiakun e tij, tani ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Kurti dhe shefi i diplomacisë shqiptare kanë shtrënguar duart gjatë ceremonisë shtetërore për pritjen e tij në Tiranë, shkruan Indeksonline

Do theksuar se shefi i Qeverisë kosovare i kishte raportet e ngurta me Cakajn, pasi ky i fundit doli nga LVV-ja.

Mirëpo, rrethanat e reja e “detyrojnë” Kurtin që të ndryshojë qasje ndaj ministrit të Edi Ramës.

Më poshtë, momenti: