Kurti dhe Kadaj-Bujupi flasin nga selia e VV-së, “qortojnë” këtë person!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje njëkohësisht kandidati për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti ka folur pas lirimit nga paraburgimi.
Kurti në një prononcim të shkurt për KP ka akuzuar gjyqtarin e rastit Beqir Kalludra, madje sipas tij gjyqtari Kalludra është duke bërë gara me prokurorin special, Sylë Hoxhën se kush po e persekutojnë Vetëvendosjen më shumë.
“Me 3 janar do të jepet vendimi, por më shumë se proces gjykimi, ka qenë proces paragjykimi ne nuk mund ta parashikojmë një gjyqtar si puna e Kalludrës i cili me aq shumë zell e ka ndjekur persekutimin e Lëvizjes Vetëvendosje duke bërë gara me Syl Hoxhen për të bërë gara cili është më i ashpër kundër nesh”, ka thënë Kurti.