75 Mall Live Search
10:11 / E Diele, 09 Maj 2021 / OSH

Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe tek varri i Ilir Konufshefcit: Dëshmorët janë dëshmuar, është koha që ne të dëshmohemi para tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca së bashku me dy ministrat, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari kanë bërë homazhe tek varri i gjeneralit, Ilir Konufsheci.

Sot janë bërë 23 vjet nga vrasja e gjeneralit, Ilir Konufsheci dhe mjekut, Hazir Malës.

Kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti u prononcuan për Indeksonline pas homazheve.

Konjufca tha se Ilir Konushefci ishte njëra nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së.

“Së bashku me kryeministrin jemi këtu përball varrit të heroit të kombit tonë, Ilir Konushefci i cili së bashku me doktorin, Hazir Mala kanë rënë këtu e 23 vite më parë duke i shërbyer kombit tonë në luftën tonë çlirimtare.”

“Ilir Konushefci është njëra nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së. Do të ishte i pamendueshëm në fillesa organizimi i UÇK-së dhe i luftës tonë në përgjithësi pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ilir Konushefcit. Prandaj rënia e tij 23 vite më parë në masën që është sakrificë sublime për lirinë e kombit tonë po aq ka qenë një humbje e madhe për organizimin, logjistikën e UÇK-së, kështu që Ilir Konushefci do të kujtohet e nderohet gjithmonë prej kombit shqiptar si njëri prej heronjve më të rëndësishëm të luftës tonë. Lavdi heroit Ilir Konushefci dhe gjithë dëshmorëve”, u shprehë kryeparlamentari.  

Kryeministri Kurti tha se dëshmorët janë dëshmuar dhe se tash është koha që ne të dëshmohemi para tyre.

“Ilir Konushefci dhe doktor Hazir Mala kanë qenë punëtor të zellshëm për luftën çlirimtare që po e përgatisnin qysh herët. E më pas edhe luftëtarët e mëdhenj të cilët çlirimin e vendit e kishin punë të tyre të përditshme.”

“Rënia e Iliri dhe doktor Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, tek i gjithë populli në veçanti tek të gjithë veprimtarët politik se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit meqenëse se duhet larguar okupatori serb një ditë e më parë. Ilir Konushefci dhe doktor, Hazir Mala e kuptonin që faktori i brendshëm është vendimtarë për çlirimin e vendit por edhe për ndihmën për të cilën mund ta marrim, e morëm edhe prej jashtë.”

Ilir Konushevci dhe Hazir Mala përkujtohen në Tiranë - Telegrafi

“Dëshmorët janë dëshmuar, ne duhet të dëshmohemi tek ata edhe në këtë mënyrë të ecim drejtë në rrugën që e kanë shtruar ata por njëkohësisht edhe të jemi në nivel të përgjigjësive që kemi. Herojt, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës, neve ndonëse e rëndësishme, na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës e të cilën duhet ta kryejm me nder, me progresin në mendje e me dëshmorët në zemër. Lavdi heroit Ilir Konushefcit dhe doktor, Hazir Malës dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, tha kryeministri.

Ilir Konushefci dhe Hazir Mala u vranë në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.

Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror. Ilir Konushefci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në./Indeksonline/