75 Mall Live Search
22:40 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / Gj. Sh

Kurti dhe Konjufca për vizitë në shtëpinë e heroit Afrim Bunjaku, “Emri i tij s’do të harrohet kurrë, Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kabinetet e tyre, ishin në vizitë sot në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të Policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku. Vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat tona.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.​

Ndërsa Kryetari i Kunvendit, Glauk Konjufca, në librin e përkujtimeve ka shkruar se flijimi i tij është testamenti se si duhet të jepet jeta kur rrezikohet Atdheu.

“Rënia e Afrim Bunjakut është amanet, Flijimi i tij është testamenti se si duhet të jepet jeta kur rrezikohet Atdheu. Emri i tij prej heroi është përjetësuar në historinë e dëshmisë. Lavdi”, ka shkruar Konjufca.