Kurti dhe liderët rajonal flasin për sigurinë gjeopolitike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ursula Von der Leyen dhe figura të tjera të rëndësishme nga rajoni.
Takimi është mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Në këto takime, Kurti ka folur me bashkëbiseduesit lidhur me sigurinë evropiane.
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në ËEF, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me Ursula Von der Leyen dhe fytyra të njohura nga rajoni dhe më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe” ka shkruar Kurti në platformën X.