75 Mall Live Search
18:05 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / MSH1

Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Ambasadori McGurk e uroi kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike.

Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri e falënderoi ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.