Kurti dhe Mickoski e bëjnë “sefte”, vetëm një pikë kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë V.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë përuruar një pikë të përbashkët kufitare, bëhet fjalë për pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Në ceremoni të pranishëm janë edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski,ku edhe kanë bërë kalimin e parë të kufirit.
Kurti, është shprehur se është kënaqësi që pas një kohe të gjatë që po përurojmë një projekt të dy qytetarët e shteteve.
“Është kënaqësi që pas një kohe të gjatë që po përurojmë një projekt të dy qytetarët e shteteve. Janë pika të reja bashkëpunimi që lidhin dy shtetet tona. I incijuar në vitin 2021 është shembull i përparimit konkret dhe praktik dhe shenjë e mirëbesimit midis nesh. Tani do të kontrollohen qytetarët në hyrje të shtetit pritës. Vetëm gjatë vitit 2024 mbi 5 milion qytetarë kaluan në shtetet tona”, është shprehur Kurti.
Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur se kjo pikë e përbashkët kufitare është kalim i vlerave evropiane
“Kjo pikë e përbashkët kufitare është kalim i vlerave evropiane. Sot i bashkuam, njerzit e dy anëve të kufirit duke ndërtuar të ardhmen. Historia na ka ndihmuar shpesh rreth përcarjes, por sot e ardhmja fillon këtu për dy shtetet që synojnë BE”, është shprehur Mickoski.
Pika kufitare në Bllacë është përballur kohët e fundit me kolona të gjata në të dy anët e kufirit.
Procesi për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ka filluar në qershor të vitit 2024. /Indeksonline/