Kurti dhe Murati udhëtojnë drejt Londrës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024.
Ky samit do të organizohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.