75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti e Mustafa, premtojnë përkrahje për bujqit dhe familjet e prekura nga dëmet e motit, në Istog

Kryeministri Albin Kurti të premten në mëngjes së bashku me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë parë nga afër dëmet që janë bërë në tri komuna të Dukagjinit, nga erërat e fuqishme,

Kurti ka thënë se do të ndihmohen familjet që kanë pësuar dëme në pullazet e shtëpive dhe do të ndihmohen të gjitha rastet emergjente, njëherë.

“Po na vjen keq që të vijmë dhe të shohim sukseset e ndërrmarrjes të dobishme në këtë gjendje,

Po vijmë këtu pas dëmeve të mëdha që keni pësuar nga erërat e fuqishme këtu në Istog.

 Pas regjistrimit, evidentimit, vlerësimit të shohim si komune dhe si Qeveri se si mund të ndihmojnë, në planin afatgjatë. Fondi i sigurimeve bujqësore do e zgjidhë këtë problem në mënyrë të përhershme, që mund të përsëritet. Do të na duhet të merremi sa të mundemi për përmirësimin e tyre.

Dëmtimet që i pamë në Klinë edhe Istog, të rrjetit elektrik do të duhej KEDS-i të merret më to. Do të shohim se komunat: Istog, Klinë dhe Pejë se çfarë do të mund të bëjmë për ndihmën e familjeve që kanë pësuar dëmtime posaçërisht në pullazet e tyre”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se nga këto erëra të forta kanë pësuar edhe bimët e fidanët.

Ai tha se do të ndërtojnë një infrastrukturë ligjore e financiare që të përkrah bujqit e prekur.

“Dëmet që janë bërë janë dëme fizike në bimë, fidanë të cilat janë jetikë, do të punojnë që të ndërtojmë infrastrukturë ligjore dhe financiare që këto probleme të evitohen, të krijojmë një sistem financiar i cili do të përkrahë drejtpërdrejt, që do të përkrahë bujqit, po flas për një sistem të sigurimit bujqësor dhe të produktit bujqësor. . . do t’ju ndihmojmë që të rimëkëmbemi më shpejt”, ka thënë Mustafa./IndeksOnline/