Kurti dhe Osmani homazhe të shtatorja e “Zahir Pajazitit”

Në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja si dhe ministrat bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Osmani përkujtojë Zahirin më shokë, ku tha se respekti dhe përkujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.
“Në këtë 26-vjetor të rënies së heronjve tanë i përkujtojmë si lajmëtarë të lirisë, i përkujtojmë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri më shokë, për të gjithë ushtarët e UCK-së, për të gjithë ata që luftonin së bashku me Zahirin duke iu dhënë frymëzim edhe më të madh, por edhe për të gjithë të tjerët që iu bashkuan UCK-së edhe pas rënies së tyre. Përkujtimi dhe respekti për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit do ta këtë udhërrëfyes pikërisht këtë sakrificë”, ka thënë Osmani.
Kurti tha se vendosen lule të freskëta për komandantin Zahir Pajaziti dhe përkujtojë duke thënë që ata ishin çlirimtarë edhe para së te fillonte lufta.
“Para 26-vjetësh, komandanti Zahir Pajaziti, së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht, ata ishin pushtimi për luftë çlirimtare por njëkohësisht ishin edhe pararendës të UCK-së, meqenëse ata kryheshin aksione çlirimtare edhe para së të fillonte lufta, duke kujtuar e përkujtuar”, tha Kurti.
Kujtojmë se Zahir Pajaziti u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Pajaziti ishte një ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, Zahir Pajazitit iu nda dekorata më e lartë shtetërore të Kosovës, Urdhri ‘Hero i Kosovës’./IndeksOnline/