Kurti dhe Osmani i nisin letra krerëve të të gjitha partive, e propozojnë edhe datën e takimit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani iu kanë dërguar letër të gjithë liderëve të partive politike.
Në këto letra, ata i ftojnë që të takohen me datën 15 mars për të biseduar në lidhje me formimin e institucioneve të reja, transmeton Indeksonline.
Dyshja propozon që takimet të jenë të formatit 1+1 dhe të mbahen në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Më poshtë keni të gjitha letrat:


