75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / H F

Kurti dhe Pacolli prezantojnë pakon për largimin e deponive të paligjshme

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë duke prezantuar pakon e re për largimin e deponive të paligjshme të mbeturinave në gjithë vendin.

Në këtë prezantim do të shpalosen masat konkrete dhe veprimet institucionale për mbrojtjen e mjedisit, pastrimin e hapësirave publike dhe adresimin e ndotjes nga deponitë ilegale.

Sipas Pacollit, janë ndarë 1 milion euro për këtë pako, e cila është më e madhja për largimin e deponive dhe mbulon hapësirat jashtë kufijve të vendbanimeve.

“Janë nënshkruar 4 marrëveshje me kompanitë rajonale në Kosovë. Ne po synojmë largimin e rreth 500 deponive të mbeturinave në mbarë Kosovën. Nuk do të ketë tolerancë për dëmtuesit e natyrës. Çdo ndotës do të përballet me forcën e ligjit”, deklaroi ajo.

Kurti deklaroi se qëllim i këtij aksioni janë dy pika të rëndësishme.

“E para, të intervenojë ne vendet ku hedhja e mbeturinave rrezikon ambientin dhe shëndetin. Po ashtu, kërkon të shtrojë një rrugë të re, ku qeveria nuk rrin duarkryq por është prijëse e organizimit…” deklaroi Kurti.