75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 08 Korrik 2025 / S Z

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë ndjekur sot nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës.

Korrjet janë zhvilluar në arat e bujkut Xhemë Beqiri, ku Kurti dhe Peci panë nga afër procesin e të korrave dhe u informuan për rrjedhën e punës, rendimentin e grurit dhe sfidat me të cilat përballen fermerët.