75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kurti dhe Rizvanolli thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të mbajnë konferencë për media. Sipas njoftimit të ZKM-së, kjo konferencë do të mbahet në orën 16:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Arsyet se përse do të mbahet kjo konferencë ende nuk dihen.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.