75 Mall Live Search
20:18 / E Premte, 19 Janar 2024 / MSH

Kurti dhe shefja e USAID-it flasin për investimet në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar dje me shefen e USAID-it, Samantha Power.

Në këtë takim është diskutuar për avansimin energjetik dhe investimet në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vet Power.

“Kënaqësi të takoja kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dje. USAID po punon për të forcuar stabilitetin rajonal, sigurinë energjetike dhe investimet e sektorit privat” ka shkruar Power, duke publikuar një fotografi me Kurtin.