75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / L K

Kurti dhe Szunyogu në takimin lamtumirës: Të përshpejtohen reformat e rrugës së Kosovës drejt BE-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e  BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyogu tha se në takim e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin, teksa tha se e rikonfirmoi rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyogu.

Mandati i Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.