20:32 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / MSH

Kurti dhe Vitia takohen me kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pritën sot në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri.

Gjatë këtij takimi, u fol për rëndësinë e dialogut social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave dhe kontratën kolektive.

Të dy palët u dakorduan për dinamizim të këtij procesi të rëndësishëm. 

Kryeministri Kurti foli edhe për Ligjin e Pagave që tashmë ka disa muaj që është në fuqi dhe i cili Ligj ka siguruar mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë paga më të dinjitetshme, teksa mjeku specialist në Kosovë me këtë ligj ka një nga pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor.