Kurti dhe Vitia vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Oda e Mjekëve e Kosovës (OMK) do të presë sot për një vizitë zyrtare kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si edhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Odës së Mjekëve të Kosovës.
Sipas njoftimit, kjo vizitë ka për qëllim diskutimin e çështjeve me rëndësi të veçantë për sistemin shëndetësor në vend, si edhe thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës.

