Kurti dhe Vuçiq takohen në Slloveni/ Presidenti serb këmbëngul për “Zajednicën”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një takim, në kuadër të Samitit të BE-së që po mbahet në Slloveni.
Vuçiq ka deklaruar se është i kënaqur për faktin se presidentët dhe kryeministrat e BE-së biseduan me të dhe Kurtin rreth të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.
Në takimin me kryeministrin kosovar dhe presidentin serb ishin të pranishëm edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Macon, transmeton Indeksonline
“Ne folëm për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes”.

Siç tha ai, Beogradi zyrtar do të vazhdojë dialogun, dhe tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO).
Ai iu referua gjithashtu zgjerimit, duke thënë se “disa nuk donin të jepnin një datë, sepse disa kanë zgjedhjet e tyre në periudhën e ardhshme në Evropën Perëndimore”.
Ai zbuloi gjithashtu se Edi Rama dhe Rumen Radev kishin një diskutim, si dhe se Macron kishte një fjalim shumë pozitiv. /Indeksonline/
