Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se diaspora po i përgjigjet thirrjeve për investim në Kosovë.
I pari i vendit ka bërë të ditur se investimi i radhës është 7.3 milionë euro.
‘’Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi i radhës.’’ Ka shkruar Kurti në facebook.