23:50 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019

Kurti dikur thoshte se nuk ulet në një tavolinë me Gjuriqin, sonte krahë për krahë njëri-tjetrit

Dikur thoshte se nuk ulet asnjëherë në një tavolinë me Marko Gjuriqin por Albin Kurti duket se tashmë ka ndryshuar mendim.

Sonte ata janë parë afër njëri-tjetrit në takimin e organizuar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë me temë ‘Dialogu i Ballkanit’, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi që ka arritur të siguroi Indeksonline, Kurti shihet që e ka afër të ashtuquajturin Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq.

Ky i fundit e ka mohuar gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë.

Po ashtu Gjuriq njihet për deklaratat e tij anti-Kosovë./Indeksonline/