75 Mall Live Search
20:36 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti: Do të takohem me Haradinajn, posa të kthehet nga Amerika

Albin Kurti ka folur për ditën e parë të tij si kryeministër i vendit.

“Dita e parë e imja s’ishte si burokrat. U bë pranim dorëzimi i detyrës nga zv. kryeministri Pacolli pasi që Ramush Haradinaj ishte në një vizitë jashtë vendit në SHBA. Unë me Haradinajn jam dëgjuar mbrëmë në telefon dhe e lamë të takohemi kur të kthehet.

Pastaj ishte mbledhja ceremoniale me kabinetin qeveritar dhe vazhdova në Prekaz dhe më tutje në Mitrovicë. Vendi i parë jashtë Prishtinës ishte Prekazi i Jasharajve dhe qyteti i parë pas Prishtinës, Mitrovica me rastin e 20 vjetorit të masakrës ndaj shqiptarëve në veri të qyteit”, u shpreh Kurti në RTK.

Ai gjithashtu tha se ministrat e tij s’do të rrin vetëm në zyrë, por do të jenë shërbëtor të qytetarëve.

“Zyra s’do të duhej të ishte limiti i punës, s’do të duhej të ishte horizonti. Besoj që në zyre duhet të punosh. Karrigia s’është shtrat, por një vend në të cilin ti punon, por gjithashtu jo i vetmi vend.

Ministrat tonë s’do të jenë qeveri urdhëruese, por shërbyese, për të qenë afër qytetarëve

Të jemi qeveri e shërbëtorëve te devotshëm, e jo sundimtarëve”.

Kryeministri tha se programi që kanë është ambicioz dhe se qeverisja e tyre hap kapitull të ri.

“Ne jemi 15 ministra, 2 zv kryeministra, që bëjnë një ekip që s’ka rëndësia a je VV a LDK. Por jemi qeveritar të qeverisë së Republikës së Kosovës me program, do ta kemi së shpejti edhe planin e punës.

Qeverisja jonë hap kapitull të ri, për program të harmonizuar mbi emrat e përveçëm”./Indeksonline