Kurti e braktisi seancën sepse Lajçak i erdhi në një takim të papritur!

Miroslav Lajqak ka arritur në Kosovë për një takim të paparalajmëruar me kryeministrin Kurti.
Kurti ishte i pranishëm në Kuvend por që u detyrua të braktisë seancën për takim me negociatorin e BE-së.
“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë” thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu./Indeksonline/