75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 07 Prill 2025 / Z S

Kurti e ftoi në takim Abdixhikun, vjen reagimi nga Nisma

Gjatë ditës së sotme kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për një takim.

Kurti i ka propozuar Abdixhikut që të takohen gjatë kësaj jave. Lidhur me këtë ftesë të VV-së ndaj LDK-së ka ardhur reagimi nga Nisma.

Është Zafir Berisha ai që ka reaguar lidhur me këtë ftesë. Ai ka thënë se ftesa e Albinit për LDK-në është djallëzore.

Postimi i plotë:

Ftesa e Albinit për LDK-në është djallëzore!

Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë.

Jo rastësisht i ka bërë ftesë fillimisht LDK-së, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e përgatit me çu Kosovën./Indeksonline/