Kurti e fton Kuvajtin të investojë në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me ministrin nga Kuvajti, Sabeeh Al-Mukhaizeem, për të biseduar për çështje ekonomike dhe politike.
Takimi zuri vend në House of Kosova, raporton IndeksOnline.
Kurti tha se e falënderoi ministrin Al-Mukhaizeem, për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Kuvajtit për progresin ekonomik dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
“Një fokus kyç ishin edhe planet ambicioze të qeverisë sonë për mandatin tonë të ardhshëm.
Në mënyrë specifike, diskutuam një numër mundësish investimi me interes potencial për shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, duke përfshirë energjinë, hekurudhat, stadiumet dhe rezervuarët e ujit” shkroi Kurti në X./IndeksOnline/

