75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kurti e Haradinaj debatojnë për programin e Qeverisë lidhur me Serbinë

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka kritikuar një pikë të programit të qeverisë Haradinaj lidhur me dialogun me Serbinë.

Kurti tha se në faqen 10 të parimeve të programit të Qeverisë thuhet se “Kemi histori tragjike të marrëdhënieve të ndërsjellta me Serbinë”.

Kjo fjali sipas Kurtit del të jetë e pafalshme pasi Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë.

“Edhe serbët edhe shqiptarët janë të ndryshëm, si të tillë ata duhet të trajtohen. Të thuash se me Serbinë kemi histori tragjike është e pafalshme. S’mund ta barazojmë veten me Serbinë”, tha Kurti.

Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj tha se në programin e tij nuk e ka pasur për qëllim të barazojë shqiptarët me serbët.

Ai tha se pika e programit është formuluar për  shkak të historisë së Kosovës  me Serbinë dhe vazhdimin e dialogut.

Haradinaj ndërt të tjerash për rastin Rikallo tha se mënyra se si janë aktivizuar akuzat ndaj ministrit Rikalos kanë bërë që të marrim hapa më të kujdesshëm.

“Ministri Rikalo ka qenë në publik shumë me herët, prandaj keto akuza që jane aktivizu tash po na bëjnë të jemi të kujdesshëm”, por sipas tij kjo nuk nënkupton se po duan t’i ikin të vërtetës./AktivPress