Kurti e Haxhiu thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të dalë në konferencë për media.
Në konferencë, kryeministri do të shoqërohet nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Konferenca e thirrur në ndërtesën e Qeverisë pritet të fillojë në ora 10:00.
Zyra e Kryeministrit nuk ka bërë të ditura detaje të tjera mbi konferencën./Indeksonline/