75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / B O

Kurti e ka sot biletën kthyese për Kosovë, do takohet me Borrel e Lajçak

Albin Kurti ka fluturuar në orët e para të ditës së sotme për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki. Gjatë ditës Kurti do të takohet edhe me dy emisarët e dialogut, Borrell e Lajçak.

“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Indeksonline.

Kurti pasditën e sotme do të jetë përsëri në Prishtinë./Indeksonline/