75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / A. M.

Kurti e konfirmoi se Kosova e ka blerë objektin e ambasadës në Strasburg

Në mbledhjen e 226 të qeverisë, Albin Kurti konfirmoi se Republika jonë e ka blerë objektin e ambasadës në Strasburg të Francës.

“Po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe.

Pas blerjes së objektit në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kroaci, Senegal… e tani në Strasburg të Francës, në proces të blerjes janë objektet në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada”, ka thënë ai. /Indeksonline/