75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti e konfirmon: Me Ramën u pajtuam ta krijojmë një komision!

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Në një konferencë shtypi, Kurti u shpreh se dëshiron që në dekadën e shekullit 21 të ketë një fillim i fuqishëm i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Gjitha marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të zbatohen dhe do të ketë marrëveshje të reja, deklaroi  Kurti.

 “Jam shumë i gëzuar që jam në Tiranë. Edhe 1 orë bëhet 1 javë që jam në detyrë. Vendi i parë që vizitova ishte Prekazi, qyteti i parë, Mitrovica, ndërsa shteti i parë patjetër që duhej të ishte Shqipëria”.

“Dua që në dekadën e shekullit 21 të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, çfarë nuk ka pasur kurrë midis dy vendeve tona. Do ta formojmë një komision ndërshtetërorë. 77 marrëveshje të zbatohen, por edhe të shtohen me marrëveshje të reja”, është shprehur ai./Indeksonline/