19:50 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurti e Konjufca “kokë më kokë” me Adem Mikullofcin

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, sot kanë vizituar ish deputetin nga LVV, Adem Mikullofcin, shkruan IndeksOnline.

Ata janë parë të ulur në një tavolinë në shtëpinë e Mikullofcin, ku bisedonin më të “kokë më kokë”.

“Sot në mesditë(e jo në mesnatë)më vizituan Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i punëve të jashtme Glauk Konjufca”

Sipas postimit të aktorit në Facebook, ata biseduan së bashku për hapat e mëtutjeshëm pas ndodhive të fundit politike në Kosovë.

E Mikullofci siç duket ende po vazhdon t’i referohet Kurtit si kryeministër, ndonëse tani kryeministër i ri është Avdullah Hoti nga LDK-ja.

“Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i punëve të jashtme Glauk Konjufca”Kokë më kokë” me Adem Mikullovcin-bisedë për hapat e mëtutjeshëm..”, tha ai./IndeksOnline/