75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 14 Maj 2026 / b l

Kurti e Kusari-Lila në Mitrovicë, i pret kryetari Faton Peci

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, kanë vizituar të enjten kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Vizita u zhvillua në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gur themelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.