Kurti e la në “lloq” Bahtirin, u largua nga shkolla pasi e pa se nuk e lanë brenda kryetarin e Mitrovicës
Qytetarët e një lagjeje në Mitrovicë ia kanë pamundësuar sot kryetarit të kësaj komune që t’ia priste shiritin shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, duke thënë se nuk mund t’ia presë shiritin një shkolle një analfabet.
Burimet e Indeksonline tregojnë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje do të merrte pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit.
Kurti gjatë kohës kur Bahtiri nuk po merrej vesh me qytetarët e Mitrovicës ka qëndruar larg vendit të ngjarjes.
Pas një kohe është larguar krejtësisht, duke e lënë të vetëm Bahtirin. /Indeksonline/