75 Mall Live Search
16:19 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / MSH

Kurti e Lajçak bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti për takimin e radhës, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit.

Kryeministri Kurti e falënderoi Lajçak për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.​