75 Mall Live Search
19:09 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / MSH

Kurti e Lajçak flasin për dialogun dhe raportin e KE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti shkroi në Twitter se, bashkë me Lajçakun, biseduan për dialogun e Brukselit si dhe për raportin e Komisionit Evropian, që nxori Kosovën si një nga shtetet me progresin më të madh në rajon.

“Sot mirëprita të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Ne diskutuam për dialogun e Brukselit. Përsërita angazhimin tonë ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke. Raporti i KE-së për Kosovën u vu re si një nga më të mirët në rajon” shkroi kryeministri.